Amerikani tetëmbëdhjetëvjeçar Joseph Franklin Kendall ka përfunduar në burg pas kësaj padie. E ëma e tij, Sheryl Kendall, e ka thirrur policinë menjëherë pasi që e ka kuptuar se ishin zhdukur dhuratat për bijën e saj.
Joseph supozohet se para pak kohe ishte zhvendosur nga shtëpia ku jetonte me të ëmën dhe motrën, por ishte kthyer disa herë për gjërat që i kishin mbetur atje. Me një rrugë e dy punë, duket se, i ka marrë edhe dhuratat e mbështjella nën bredh, të cilat kanë qenë të dedikuara për motrën e tij. Në mesin e dhuratave kanë qenë edhe një DVD player, laptop dhe disa “imtësina”.
Gjërat janë gjetur në banesën e tij të re pas paraqitjes nga e ëma, derisa Joseph është arsyetuar duke thënë se nuk e kishte as idenë që ato gjëra ishin të dedikuar për motrën. Ai ka kaluar disa ditë në paraburgim.