Telegrafi

E ëma dërgohet në shtëpi me foshnjën e gabuar

Cristina Zahariuc, 35-vjeçare, nga Horlesti i qarkut Iasi, e ka kuptuar gabimin vetëm atëherë kur ia ka ndërruar pelenat e fëmijës.

"Infermieret më sollën një foshnje të veshur prandaj unë nuk dyshova asgjë”, ka thënë ajo.

"Vetëm kur arrita në shtëpi dhe ftova disa miq dhe gjyshërit e vajzës për ta parë e pashë që ‘vajza’ ime kishte një penis. U paralizova", ka shtuar ëma e foshnjës.

Personeli i spitalit Santa Maria në Iasi kanë thënë se ngatërrimi ishte bërë për faktin se foshnjat kishin mbiemra të ngjashëm – Zahariuc dhe Zaharia – si dhe ishin me krevate shumë afër.

Megjithatë, spitali ka nisur një hulumtim të brendshëm për të kuptuar se kush ishe përgjegjës për gabimin.

Babai i vajzës, Constantin Zahariuc, 38-vjeçar, ka thënë se nuk do të bëj padi e as nuk do të kërkojë kompensim pasi që është shumë i lumtur që e ka kthyer vajzën e tij të vogël në shtëpi.