Telegrafi

E ëma braktis foshnjën e porsalindur në kanalin e ujërave të zeza në Kinë, kalimtarët e rastit e shpëtojnë në momentet kritike (Video)

Një foshnje në Kinë është shpëtuar në momentet më kritike, pasi një nënë adoleshente e kishte braktisur në një zonë të gjelbëruar.

Foshnja e porsalindur është gjetur këtë javë e mbuluar me mushkonja dhe insekte tjera, derisa po qëndronte shtrirë në afërsi të një kanali të ujërave të zeza në qytetin Jiangyou, transmeton Telegrafi.

Edhe pse kishte një plagë në kokë, foshnja është në gjendje stabile shëndetësore, kurse nuk dihet se si i është shkaktuar ajo plagë.

Vajza e vogël kishte vetëm disa orë që kishte ardhur në jetë, por po të mos ishte një punonjës dhe një kalimtar rasti që e gjetën foshnjën dhe i telefonuan policisë, ndoshta pasojat do të ishin më të mëdha.

Sipas raportit të mjekëve, foshnja peshonte 2,1 kilogramë dhe kishte më pak se 24 orë jetë. /Telegrafi/