Site icon Telegrafi

E eliminoi Ballkanin nga Kupa e Kosovës, Ismet Munishi lartëson Faruk Statovcin duke e bërë edhe foto profili

Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi e ka lartësuar kolegun e tij, Faruk Statovci, pasi ky i fundit eliminoi Ballkanin nga Kupa e Kosovës.

Rilindja 1974 ka bërë befasinë më të madhe në fazën e 1/16-tës së Kupës së Kosovës, duke eliminuar fituesin në fuqi të këtij trofeut, Ballkanin.

Skuadra e Faruk Statovcit ka fituar në penallti pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen me barazim 1-1.

Ky triumf dhe kalim në fazën e 1/8-tës ka bërë që trajneri Statovci të lartësohet nga kolegu i tij, Ismet Munishi, i cili në të kaluarën ishte trajner i therandasve dhe nuk u nda mirë me ta.

Munishi shfrytëzoi fitoren e Statovcit për ta bërë pikërisht një fotografi si foto profili në faqen private në Facebook.

Përveç kësaj, trajneri i Dukagjinit i kushtoi edhe një status thumbues ish-skuadrës së tij apo më saktë trajneri Artim Pollozhani, i cili dha dorëheqje pas ndeshjes.

“Futbolli oshtë sport i ranë, për pacientë të lehtë!”, ka shkruar Munishi. /Telegrafi/

Exit mobile version