Site icon Telegrafi

E dyshuara për rastin ‘Haraçi’ Frosina Remenski shfaqet në Gjykatën Penale

Deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenki sot u shfaq në Gjykatën Penale para gjykatësit në procedurë paraprake për hetimin e zgjeruar për rastin ‘Haraçi’.

Gjyqtarja në procedurë paraprake duhet të vendosë nëse do t’i caktojë disa nga masat e kujdesit, që i kërkon prokurorja Vilma Ruskovska, si marrja e pasaportës, ndalimi i daljes nga Shkupi dhe paraqitja në gjykatë një herë në javë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sot në gjykatë duhet të paraqiten edhe i ati i Bojan Jovanovskit, Mile Jovanovski si dhe asistentja e tij.

Gjatë mbrëmjes, masa e paraburgimit shtëpiak iu caktua kreytares së Lidhjes ndërkombëtare, Jasna Mandiq./Telegrafi/

Exit mobile version