Fabrizio Romano raporton se Manchester City është në bisedime për të nënshkruar me mesfushorin e Porto, Nico Gonzalez.
Por, Citizens nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 60 milionë euro.
Diskutimet mes Cityt, Portos dhe agjentëve të lojtarit janë zhvilluar sot, me klubin e Ligës Premier që po shtyn të bien dakord për një tarifë pak më të lartë se 40 milionë euro.
Gonzalez i ka dhënë dritën jeshile lëvizjes nëse arrihet një marrëveshje.
23-vjeçari ka luajtur 28 ndeshje për Porton këtë sezon, duke shënuar 7 gola dhe duke dhënë 5 asistime.
Për lojtarin raporton se janë të interesuar Juventusi, Manchester United, Bayern Munich, Chelsea dhe Arsenal. /Telegrafi/