Telegrafi

E duan pesë gjigantët evropianë, por PSG po e fiton garën për sensacionin brazilian

Sipas raportimeve, Paris Saint-Germain do të mundë klubet e Ligës Premier për nënshkrimin e talentit të mrekullueshëm Gabriel Moscardo.

18-vjeçari është cak i klubeve si Chelsea, Manchester United, Liverpool, Arsenal, Barcelona dhe Real Madridi.

Dhe Foot Mercato raporton se PSG tani duket i gatshëm të mposhtë gjigantët evropianë për nënshkrimin me lojtarin, me klubin që po përgatitet të përmbushë çmimin e kërkuar të Corinthians.

Lexo po ashtu Pesë gjigantët evropianë e duan Moscardon - njëri prej tyre i gatshëm 'ta thyejë bankën'

Drejtori i tyre i futbollit Luis Campos është gati të fluturojë në Amerikën e Jugut për të përfunduar marrëveshjen në janar.

Moscardo raportohet se preferon një kalim te PSG dhe te asnjë skuadër tjetër, duket ditur pakon financiare që ka pranuar nga parisienët. /Telegrafi/