Telegrafi

E duan largimin e Wenger, por ai përgjigjet ndryshe (Foto)

Kohët e bukura për Arsene Wengerin në Emirates duket se kanë kaluar dhe tashmë ndeshje pas ndeshje trajneri francez i Arsenalit po përballet me pakënaqësitë e tifozëve të “Topçinjve”.

Shembulli më i fundit ka ardhur në takimin e luajtur mbrëmë kundër WBA, ku në stadium ka pasur 10 mijë vende bosh.

Tifozët duket se kanë bojkotuar trajnerin e tyre për faktin se në vitin ku gjigantët e Premier kanë qenë në krizë Arsenali nuk ka mundur të fitojë dot titullin.

Stolat bosh në Emirates i kanë rënë në sy edhe vetë trajnerit Wenger, i cili ka reaguar duke kërkuar mbështetjen e tifozëve për ekipin.

“Mesazhi im për tifozët është të vijnë të mbështesin ekipin. Nëse të pëlqen futbolli bën mirë të vish në stadium, sepse Arsenali është një ekip që të argëton. Ne jemi nën presion ndaj na duhet mbështetja e tyre”, ka thënë Wenger.

As në këtë ndeshje nuk munguan pankartat për largimin e tij. /Telegrafi/