Telegrafi

E duan gjysma e Evropës, Napoli dëshiron ta ‘blindojë’ Kvaratskhelian

Khvicha Kvaratskhelia është një nga emrat që ka spikatur më shumë këtë sezon dhe gjigantët evropianë janë kthyer të gjithë nga sulmuesi i Napolit.

Ndër klubet që kanë shfaqur interes për 22-vjeçarin janë Real Madrid, Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Newcastle.

Në një situatë të tillë Napoli ka menduar të “blindojë” Kvaratskhelian.

Për këtë raportohet se sulmuesit do t’i dyfishohet paga, ndërsa njëkohësisht palët do të rinovojnë kontratë deri në vitin 2028.

Napoli me Kvaran po shkon drejt titullit të kampionit, ndërsa është edhe në Ligën e Kampionëve ku kanë fituar ndeshjen e parë në raundin e 1/16. /Telegrafi/