Site icon Telegrafi

“E duam sa ma shpejtë në skuadër – aftësitë e tij janë të jashtëzakonshme” – Arteta me fjalë të mëdha për Timber

Mikel Arteta këmbëngul se Jurrien Timber është lojtar i vlefshëm i Arsenalit, pavarësisht mungesës së tij të përfshirjes për shkak të një dëmtimi afatgjatë.

Qendërmbrojtësi besohej se ishte rikuperuar, por një dëmtim i lehtë në këmbë e prishi kthimin edhe një herë para nisjes së sezonit.

Timber pritet të përfshihet kur Arsenali të fillojë sezonin e ri të Ligës Premier kundër Wolverhampton Wanderers këtë fundjavë.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm që tashmë ka fituar respektin dhe admirimin e të gjithëve neve pa luajtur. Kjo është një gjë e pabesueshme për të bërë pas vetëm një sezoni”.

“Ne të gjithë jemi të dëshpëruar ta kemi atë në atë fushë. Udhëheqja e tij, aftësitë e tij, gjakftohtësia e tij, mënyra se si ai konkurron, inteligjenca e tij – mendoj se ai do t’i sjellë shumë skuadrës”, deklaroi Arteta.

Lexo po ashtu Scholes parashikon ekipin që do ta mposht Man Cityn në garën për titull këtë sezon

Pas dy sezoneve radhazi në vendin e dytë, Arsenali do të kërkojë këtë vit titullin e kampionit.  /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version