“Nuk është fort e lehtë të jesh në qendër të vëmendjes. Ka edhe nga ato ditët apo momentet e këqija. Pastaj, sa u përket thashethemeve apo komenteve që bëhen në rrjetet sociale, më ngrenë moralin. Mbrapa krahëve shahet edhe mbreti, por para syve, e di që s’ka guxim askush të më thotë gjysmë fjale. Jam shumë korrekte, mirënjohëse dhe shumë e qartë në gjithçka. Në përgjithësi merren shumë me pamjen time, më ‘operojnë’ nga koka te këmbët. Por edhe këto gjëra kanë bukurinë e vet”.
“Unë e dua veten time dhe mundohem ta trajtoj e ta ruaj sa më shumë, por ndonjëherë edhe e anashkaloj, për shkak të impenjimeve të mëdha. Mund edhe të më takoni me tuta apo në gjendje jo të mirë”, ka thënë këngëtarja në një intervistë për Bluetooth.
Sa u përket përgojimeve rreth raportit me bashkëshortin, Mentorin, ajo ka deklaruar: “Për personat publikë flitet shumë dhe unë jam mësuar tashmë. Lidhja ime është përfolur aq shpesh, herë u ndamë e herë u bashkuam. Unë di të them që s’kam qenë ndonjëherë më mirë”. /Telegrafi/