Site icon Telegrafi

“E dua këtë djalë që në ditën e parë që e pash” – Michael Owen me fjalë të mëdha për yllin e Arsenalit

Arsenali ka kompletuar transferimin e portierit spanjoll David Raya në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Megjithatë portieri spanjoll vetëm në fundjavën që lamë pas ka debutuar me gjigantin londinez në sfidën ndaj Evertonit.

Ish-sulmuesi anglez Michael Owen ka thënë se David Raya është një portier të klasit botëror me spanjollin që bëri një debutim të madh në fitoren e Arsenalit 0-1.

“Unë e dua këtë djalë që në ditën e parë”, tha fillimisht Michael Owen.

“Unë mendoj se Raya është një portier i klasit të lartë. Kur e pashë për herë të parë në Brentford, i thashë kujtdo që do të dëgjonte se ky djalë do të shkonte në një ekip të lartë, mendova se ai ishte i shkëlqyer që në minutën e parë”.

Lexo po ashtu Mikel Arteta pranon se është penduar që nuk e ka futur David Rayan në portë më herët

“Më vjen keq për Ramsdale, ai nuk ka bërë asgjë të keqe, por papritur, pas gjithë këtyre paraqitjeve të shkëlqyera, vendi i tij është nën presion. Mendoj se ata të dy do të kenë një luftë të madhe për pozitën e titullarit”, tha Owen.

Mikel Arteta ka premtuar se Raya do t’i jepet mundësi të barabarta si Aaron Ramsdale. Megjithatë, është e paqartë se cila do të fillojë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version