Site icon Telegrafi

“E dua futbollin, por i urrej gënjeshtrat dhe mashtrimet” – talenti i madh spanjoll ‘godet’ Real Madridin për mungesë hapësirash

Paulo Iago është një nga talentet më të mëdhenj të Real Madridit, por duket se ai nuk është i kënaqur me minutat që ka në dispozicion.

Mediat spanjolle shkruajnë se sulmuesi i ri dëshiron të largohet nga klubi pasi është i pakënaqur dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe një postim i tij në rrjetet sociale.

“E dua futbollin, por i urrej gënjeshtrat dhe mashtrimet”, ka shkruar Iago.

Kjo e përkeqësoi edhe më shumë statusin e tij në klub dhe tani agjenti i tij, Jorge Mendes do të kërkojë një klub të ri për të.

Iago nuk është më një lojtar standard në ekipin e të rinjve të Realit, megjithëse ai është një lojtar kyç në ekipin spanjoll U-17.

Futbollisti i ri beson se Reali nuk e vlerëson sa duhet dhe kërkon me çdo kusht të shkojë në një klub ku ka më tepër hapësirë.

Ai konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të Los Blancos në vitet e fundit dhe verën e kaluar nënshkroi kontratë deri në qershor të vitit 2025. /Telegrafi/

Exit mobile version