Telegrafi

E drogoi të dashurën, që të luante i qetë PlayStation

Burri 23-vjeçar ka thënë se i ka vënë vetëm pesë tableta qetësuese, mirëpo kontrolli mjekësor ka dhënë tjetër rezultat.

Të dashurës së tij i është gjetur kokainë në gjak, të cilën nuk e kishte përdorur më parë, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që ajo të fle deri në nesërmen pasdite. E, pasi është zgjuar, ka qenë në kllapi të rëndë.

Për këtë veprim, gjykata e ka dënuar këtë person me 500 euro. /Telegrafi/