Site icon Telegrafi

”E drejta e lirisë dhe sigurisë në procedurën penale” është tema e punëtorisë dyditore me gjykatës të Maqedonisë

Në Maqedoni është duke u mbajtur punëtori dyditore me temë ”E drejta e lirisë dhe sigurisë në procedurën penale” që ka mbledhur së bashku përfaqësues të Këshillit gjyqësor, Këshillit të prokurorëve publik, gjykatës dhe prokurorë nga të gjitha njësitë apelative, si edhe përfaqësues të Byrosë për përfaqësim të R.M-së para Gjykatës evropiane të drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i punëtorisë është ndarja e praktikave më të mira të BE-së nga këndvështrimi i mbrojtjs së të drejtës për liri dhe siguri, Neni 5 i Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut në procedurën penale.

Ekspertë nga Kroacia dhe Bullgaria i prezantojnë njohuritë dhe praktikat e tyre në aspekt të mbrojtjes së të drejtës së lirisë dhe sigurisë në të gjitha urdhërat gjyqësore për paraburgim para gjykimit dhe për masa tjera të së drejtës penale procedurale, të drejtuara ndaj sigurimit të personave në procedurë penale./Telegrafi

Exit mobile version