Ndoshta nuk keni menduar kurrë për këtë, por a e dini se makina juaj konsumon një sasi të caktuar të karburantit për çdo përdorim të dritave sinjalizuese të veturës?
Pronarët e një kanali në Youtube kanë vendosur të bëjnë një hulumtim të vogël, përcjell Telegrafi.
Dhe së bashku me përdorimin e matematikës dhe fizikës, kanë arritur në përfundimin rreth asaj se sa karburant shpenzojmë gjatë përdorimit të dritave sinjalizuese të veturës.
Rezultati i tyre, ndër tjerash ka treguar se nevojitet 0.00005 litra karburant për të ndezur të gjashtë llampat, të cilat përdorin 0.8 W për sekondë. /Telegrafi/