Site icon Telegrafi

A e dini se pse cigaret e famshme “57”, të ish-Jugosllavisë, ishin të paketuara “me kokën poshtë”?

Paketat e cigareve që shiteshin në Jugosllavinë e dikurshme, ishin pa paralajmërimet shëndetësore, që tanimë janë të detyrueshme.

Siç shkruajnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, Jugosllavia gjatë viteve 1960 kishte më shumë se 15 fabrika për prodhimin e duhanit të cilat prodhonin rreth 145 marka të cigareve, dhe për këtë nuk është e çuditshme pse më shumë konsumoheshin ato “të brendshme” se ato “të jashtmet”.

Në mesin e markave jugosllave ishte edhe e famshmja “Filter 57”, e cila ndryshonte nga të tjerat, për faktin se cigaret brenda paketimit ishin të vendosura “me kokë poshtë”.

Dhe kjo nuk ishte një “gabim që po përsëritej”.

Kjo ishte bërë për faktin se ato ishin bërë me qëllim që punëtorët, sidomos ata që i përlyejnë duart, të mund të kishin një filtër të pastër për ta vënë në gojën e tyre.

Këto cigare kanë filluar të prodhohen në fabrikën Tobočana në Lubjanë që në vitin 1957. /Telegrafi/

Exit mobile version