Ju e vendosni të gjithë ushqimin gabim!
Mund të mos e keni vënë re, por sirtari i frigoriferit me ngrirje të thellë ka prerje të barabarta në fund, kështu që duket sikur është me brinjë.
Ata që tashmë e kanë vënë re zakonisht mendojnë se këto thellësi nuk kanë funksion dhe se një model i caktuar është bërë ekskluzivisht në këtë mënyrë, transmeton Telegrafi.
Përdoruesja e Facebook-ut Tamika Angel Wilson zbuloi se për çfarë shërbejnë në të vërtetë këto brinjë dhe i la të gjithë të mahnitur.
Ajo ka treguar pjesën e brendshme të ngrirësit të frigoriferit të saj me një foto dhe mënyra se si i rregulloi paketat e mishit i la të gjithë pa fjalë.
Në vend që t’i vendoste ato horizontalisht, njëra mbi tjetrën, Wilsoni i rregulloi paketat e mishit drejt, si libra në një raft.
– Sa vjeç ishit kur zbuluat se linjat në fund të ngrirësit ishin krijuar për të mbajtur ambalazhet e mishit vertikalisht – shkruan Tamika dhe postimi i saj u bë viral në kohë rekord.
Të gjithë në rrjete e shpërndajnë këtë informatë dhe pyesin veten se si nuk u kishte shkuar në mendje më parë. /Telegrafi/