Site icon Telegrafi

A e dini se për çfarë shërben një pikë në butonin numër 5 në telekomandë ose tastierë?

Buton i vockël, por shumë i dobishëm

Një pikë e thekuar ose një vizë ua bën më të lehtë njerëzve me shikim të dëmtuar ose me shikim të dobët përdorimin e televizorit dhe ata mund ta përdorin atë për të përcaktuar se ku janë butonat e tjerë.

Ndihmon gjithashtu njerëzit me shikim normal kur e përdorin në errësirë.

Nëse shikoni tastierën tuaj numerike në një kompjuter portativ ose telekomandë televizori, të dyja duhet të kenë në tastin numër 5 pikën e theksuar, dy pika ose viza, transmeton Telegrafi.

Në shumicën e rasteve këto objekte i përdorim çdo ditë, prandaj i prodhojnë në atë mënyrë që përdorimi i tyre të jetë sa më i thjeshtë.

Me rastin e prodhimit, prodhuesit mendojnë edhe për personat me shikim të dobët dhe për ata me shikim të dëmtuar, prandaj edhe është bërë standard i zakonshëm në prodhimin e telekomandave vendosja e theksuar në formë pike, dy pikave apo vizave në tastin nr. 5.

Pika ose viza në këtë rast shërben si pikë referimi prekëse dhe e bën më të lehtë përdorimin e telekomandës për personat me shikim të dëmtuar. E bën më të lehtë përcaktimin se ku ndodhen butonat e tjerë në telekomandë.

Përpos që ndihmon personat me shikim të dobët dhe me shikim, butonin numër 5 e përdorin edhe personat me shikim normal, sepse në këtë mënyrë ata mund të përdorin telekomandën pa e parë ose kur shohin televizor në errësirë. /Telegrafi/

Exit mobile version