Makinat larëse në përgjithësi kanë tre ndarje në sirtar, megjithatë shumica e njerëzve nuk e dinë se për çfarë shërben e treta.
Duhet të theksohet se përpara se të përdorni makinën, lexoni udhëzimet për përdorimin e saj në detaje në mënyrë që të mos dëmtoni mekanizmin. Gjithashtu, çdo ndarje në makinë ka qëllimin e vet, dhe shumë nuk e dinë se për çfarë shërben ndarja e tretë.
Në cilën ndarje ndodhet pluhuri/detergjenti larës, në cilin zbutës rrobash dhe për çfarë shërben ndarja e sirtarit të tretë?
Seksioni me simbolin e luleve është i destinuar për zbutësin e rrobave – gjithashtu mund të vendosni një uthull të bërë në shtëpi dhe një produkt vaji esencial në të.
Ndarja e shënuar me simbolin I është për detergjentin paralarës dhe në përgjithësi është ajo ndarja e tretë në makinë larëse. Nga ana tjetër, ai me simbolin II është menduar për detergjentin kryesor.
Gjithashtu, një këshillë e vogël – mos e teproni me sasinë e zbutësit të rrobave, sepse mund të shkaktojë reaksione alergjike. /Telegrafi/