Ndër privilegjet e saj të shumta, Mbretëresha Elizabeth nuk duhet të përballet me stresin e të kaluarit të testit të bezdisshëm të vozitjes.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ajo është i vetmi person që lejohet të ulet para timonit në Britani pa patentë shoferi – dhe vazhdon ta bëjë këtë, edhe sot kur është 91 vjeçare.
Më parë këtë javë ajo u fotografua para timonit të një Jaguari ndërsa voziste nga shërbimi i kishës në Royal Chapel në Windsor Park.
Por, si pjesë e “privilegjit mbretëror” – kompetencave diskriminuese ose të drejtave që gëzon vetë sovrani – ajo kurrë nuk ka pasur nevojë të përballet me një provë vozitjeje, sepse ajo është e përjashtuar nga rregulloret dhe ligjet që rregullojnë komunikacionin, sipas Royal Encyclopedia.
Gjithsesi ajo mund të shihet duke vozitur vetëm rreth pasurive të saj private. /Telegrafi/