Nëse keni derdhur diçka në bluzën tuaj të preferuar por më pas shihni etiketën e frikshme ‘që duhet çuar vetëm në pastrim kimik’, çfarë duhet të bëni?
Fatmirësisht, ekziston një zgjidhje e përkryer për këtë dhe nuk keni nevojë ta çoni në pastrim kimik, pasi këtë opsion e keni edhe tek makina larëse në shtëpinë tuaj, shkruan The Mirror.
Shpesh, disa veshje duhet çuar në pastrim kimik për shkak se mund të tkurren nëse lahen me një cikël me ujë të ngrohtë.
Tani, një përdoruese në TikTok ka treguar se ekziston një buton “sekret” në makinën larëse që e zgjidh pikërisht këtë problem, madje tek një lavatriçe qe e kanë shumë prej familjeve shqiptare.
@theweescottycleaners #laundrytok #laundry #laundryhack #dryclean #didyouknow #fyp##sunday #drycleaning #washing #beko ♬ original sound – The wee scotty cleaners
Përmes videos ajo shpjegonte procesin e larjes dhe më pas edhe rezultatin në fund.
Krejt çfarë bëri ajo ishte që aktivizoi butonin “Delicates” në lavatriçe më pas e aktivizoi për 800 rrotullime jo më shumë.
Rezultati pas pastrimit ishte thjesht mahnitës. /Telegrafi/