Site icon Telegrafi

A e dini se ku prodhohen pemët e Krishtlindjeve, shumica e tyre? (Foto)

Bredha dhe zbukurime me ngjyra të ndezura janë të disponueshme në mbarë botën për festat e fundvitit, por më thelbësore, janë pjesë e Krishtlindjeve moderne britanike.

Por a e dini se për këto bredha punojnë mijëra emigrantë nga Kina rurale?

Disa janë të rinj të moshës 15 vjeç, të cilët paguhen vetëm 50 cent në orë për të bërë sezonin tuaj festiv që të shkëlqejë.

Për ta nuk ka pushime për Krishtlindje, madje as më 25 dhjetor, shkruan oranews.

Mirë se vini në “Qytetin e Krishtlindjeve” në provincën Zhejiang të Kinës, një qytet anonim dhe një vend i lënë pas dore i cili prodhon 60% të pemëve dekorative në mbarë botën, zbukurimet si dhe kapuçat e babagjyshit të vitit të ri me fibra optike.

Exit mobile version