Australia është një prej vendeve në botë, ku votuesit obligohen të votojnë në zgjedhjet e mbajtura në këtë shtet.
Kjo do të thotë që më 21 maj në zgjedhjet që do të mbahen në këtë shtet, do të votojnë 90 për qind e qytetarëve që kanë të drejtë vote, transmeton Telegrafi.
Në gusht të vitit të kaluar, Parlamenti miratoi disa ligje të qeverisë me të cilat reformohet sistemi zgjedhor i Australisë.
Të gjitha sistemet zgjedhore të demokracive anglofone si Britania, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara bazohen në votim vullnetar.
Megjithatë, në Australi votimi është i detyrueshëm dhe kryhet nga autoritetet zgjedhore, e gjykatat mbështetin fuqishëm veprimet e tilla brenda juridiksionit të tyre.
Ndërkaq vendet e botës që e kanë të rregulluar me ligj pjesëmarrjen për votim janë: Argjentina, Australia, Austria, Belgjika, Bolivia, Brazili, Kili, Qipro, Ekuadori, Egjipti, Greqia, Italia, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Nauru, Paraguai, Peruja, Singapori, Zvicra, Tajlanda, Turqia dhe Uruguai. /Telegrafi/