Telegrafi

A e dini se cilin klub mbështet Haaland? I tha Alvarezit dhe ai u zhgënjeu me përgjigjen

Me blerjen e Erling Haaland dhe Julian Alvarez, Manchester City ka zgjedhur problemin me sulmin për disa vite.

Haaland dihet se ka qenë gjithmonë një tifoz i Manchester Cityt pasi babai i tij Alf-Inge luajti për Citizens. Nga këtu vijnë shumë foto të Erlingut të ri me fanellën e Cityt.

Megjithatë, Haaland ka një tjetër klub që ai e mbështet. Këtë e ka bërë të ditur Alvarez, i cili ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me norvegjezin që kur u bashkuan në sulmin e klubit anglez.

Pikërisht për marrëdhënien e tyre Alvarez foli për kanalin televiziv argjentinas TyC Sports. Ai zbuloi se Haaland është një adhurues i futbollit argjentinas.

“Përveç asaj që ne të gjithë dimë për futbollin, Haaland është vërtet një djalë i mirë. Ai më ndihmon, flasim edhe jashtë fushës. Mundohem ta shikoj që të mësoj gjëra të reja”, ka thënë Alvarez.

Lexo po ashtu Haaland siç nuk e kemi parë asnjëherë – tregon anën ‘agresive’ duke vrapuar 40 metra për ta ndihmuar bashkëlojtarin në përleshje

Alvarez është një fëmijë i River Plate, dhe më pas ai zbuloi se Haaland e kishte zhgënjyer duke i thënë se ishte një tifoz i rivalëve të mëdhenj, Boca Juniors.

“Kur mbërrita, ai më tha se ishte tifoz i Bocas. Më foli për La Bomboneran dhe më pyeti për futbollin argjentinas. Mendoj se ai ishte i ndikuar nga Leonardo Belerdi, kur ishte në Borussia. Do të shohim nëse mund të ndryshojmë atë pak. Do të jetë e vështirë, por do të mundohem”, ka nënvizuar Alvarez.

Më herët, Balerdi pranoi se Haaland e pyeste shpesh për Boca dhe atmosferën në ndeshjet në La Bombonera. /Telegrafi/