Site icon Telegrafi

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i “fluturës” në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

Flutura në lavatriçe duket se është një simbol që ngatërron shumë njerëz.

Ikonat në makinat larëse kanë funksione të ndryshme, por shumë prej nesh nuk i përdorim shumicën prej tyre.

Jo vetëm kaq, por shumë nuk e dinë se për çfarë shërbejnë ato simbole.

Lexo po ashtu Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Njëra ndër to është edhe funksioni me simbolin e fluturës në makinën larëse, që shumë pak mund ta dinë.

Ky simbol madje u bë edhe temë diskutimi në rrjetet sociale, duke pyetur nëse e dinin se cili ishte kuptimi.

Mes shumë përgjigjeve në formë shakaje që e shpjeguan këtë ikonë në makineri si “fluturat në stomak”, kishte edhe nga ata që e dinë vërtet qëllimin e saj.

Ky është një program për larjen e rrobave delikate e të ndjeshme (mëndafshi, saten, perde).

Programi “flutur” nuk është për gjëra shumë të pista sepse zgjat shumë pak (por varet nga prodhuesi). Shërben vetëm për zbutje me ujë të vakët dhe ka një centrifugim minimal. /Telegrafi/

Exit mobile version