Telegrafi

A e dini se çfarë ka brenda folesë së grerëzave? (Video)

Shumë prej jush mund ta kujtojnë videon e famshme ku Daniel Markham dhe djali i tij Lincoln, hapnin bishtin e gjarprit me zile, për të zbuluar se çfarë fshihej brenda tij.

Dyshja, që me kalimin e kohës po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet, përcjell tvklan.al, vijojnë të realizojnë eksperimente të tjera, që i postojnë në kanalin e tyre zyrtar në YouTube, “What’s Inside” (Çfarë ka brenda).

Këtë herë, ata kanë vendosur që të shohin se çfarë ka brenda një foleje gjigante grerëzash.

Në videon më poshtë mund të shihni momentin kur ata e presin përgjysmë folenë për të zbuluar se çfarë fshihet brenda saj.