Telegrafi

A e dini se çfarë është ‘terrazzo’? Ja disa ide se si të dekoroni shtëpinë tuaj me këtë stil interesant

Fusni një frymë të re në hapësirën e jetesës

Të gjithë kujdesen për rregullimin e hapësirës së tyre dhe dekorimin e shtëpisë së tyre ashtu siç u përshtatet dhe u pëlqen, kështu që shumë materiale dhe gjëra në shtëpi kombinohen për të marrë ndjenjën e duhur të rehatisë.

Një nga materialet që po bëhet gjithnjë e më popullor është terrazzo.

Çfarë është terrazzo?

Terrazzo është një material i përbërë që është i lehtë për t’u mirëmbajtur dhe zakonisht prodhohet nga lloje guri si mermer, granit, kuarc, qelq.

Ka përdorime të ndryshme si dysheme, tavolina, mobilie dhe sende dekorative, shkruan “The Spruce”, përcjell Telegrafi.

Është rezistues ndaj ujit, i qëndrueshëm, i adaptueshëm, por më e mira nga të gjitha, është shumë më i qëndrueshëm se materialet e tjera. Ishte veçanërisht popullor në vitet 1920 dhe me kalimin e kohës u bë një mënyrë e re për të shtuar ngjyrë, lara ose cilësi në ambientet e brendshme bashkëkohore, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Ku dhe si mund ta përdorni këtë lloj dekori?

Terrazzo e guximshme dhe plot ngjyra mund të transformojë një kuzhinë me elementë druri natyral. Mund të zgjidhni disa tone më të heshtura në dyshemenë e kuzhinës si dhe në mur për një pamje kohezive.

Ajo gjithashtu mund të përshtatet bukur në pamjen e banjës duke vendosur stil terrazzo në kabinën e dushit. Nuk do të gaboni nëse lavamani juaj është në të njëjtin stil. Duke qenë se terrazzo është shumë i adaptueshëm për sa i përket ngjyrës dhe modelit, lëreni imagjinatën tuaj dhe zgjidhni stilin e duhur.

Jepini “jetë” dhomës së ndenjes duke zgjedhur një tavolinë kafeje me këtë dizajn. Është një shtesë e përsosur për dhomën tuaj, do t’i japë asaj një prekje të veçantë moderne, çfarëdo stili të mbretërojë në të. Gjithashtu, në dhomën e gjumit mund të zgjidhni terrazzo, për shembull, për kokën e shtratit. /Telegrafi/