Nurgul Yesilçay më 26 mars festoi 40 vjetorin, moshë të cilën aktorja e konsideroi si një fillim të ri në jetën e saj.
Ajo u bë e famshme në shumë vende të botës si Gylseren i serialit “Fate të kryqëzuara”, ndërkohë që është më e përfolura sa i takon jetës personale dhe marrëdhënieve të paqëndrueshme me meshkuj.
Historia e saj e lidhjeve nisi në vitin 2002 me producentin e njohur turk, Selim Kemahli, e cila zgjati vetëm një vit. Megjithëse, miqtë tregojnë se para se të bëhet e famshme nuk ishte stabile edhe me romancat e saja në shkolla.
Më pas aktorja ishte e martuar për gjashtë vjet me aktorin dhe producentin Cem Ozer, bashkëjetesë që përfundoi me shkurorëzim në vitin 2010. Kjo periudhë post-ndarje ndërsa po përpiqej të dilte nga gjendja e vështirë u pasua me marrëdhënie krejtësisht sporadike të artistes.
Në vitin 2011, Gylseren tentoi një lidhje disa mujore me Mithatcan Ozer.
Pas ndarjes prej tij qëndroi dy vjet me Tolga Karacelik, një histori dhe kjo me fund të keq.
Që nga janari i këtij viti, Nurgul Yesilçay ka bërë publike lidhjen me afaristin farmaceutikë, Ozgur İnal.Arsyeja pse Nurgul ka ndërruar shumë partnerë në jetën e saj sipas mediave turke lidhet me faktin se është një nga vajzat e njohura të kinemasë në Turqi, me karakterin më të vështirë.
Edhe pse ajo njihet për famë edhe në teatër, dështimet në dashuri kanë lënë pasojat e veta, pasi ajo vuan nga çekuilibrimi emocional. Marrëdhëniet e vështira kanë bërë që të kthehet në një problem për kolegët edhe në sheshxhirim.
Gjithsesi konsiderohet me fat pasi po shijon sukseset e një prej serialeve më të shitura dhe me fitime të pallogaritshme. /Telegrafi/