Site icon Telegrafi

A e dini sa kilogramë litium, nikel dhe kobalt futen në një bateri të veturës elektrike?!

Sado që disa prodhues përpiqen të gjejnë alternativa për materialet e shtrenjta dhe (relativisht) të rralla në bateri, ata ende dominojnë.

Në vitet e ardhshme, sigurisht që do të jemi dëshmitarë të përparimeve të rëndësishme teknologjike dhe reduktimit të këtyre lëndëve të para në bateri, por deri atëherë, prodhuesit varen prej tyre.

Kjo është arsyeja pse bateritë janë të shtrenjta dhe deri më tani me përfitime të diskutueshme mjedisore, sepse lëndët e para merren me metoda joekologjike, dhe vetë kimia e baterive nuk është më e shëndetshme për mjedisin, gjë që do të jetë problem gjatë asgjësimit të tyre.

Bateria mesatare litium-jon përmban rreth 28.9 kilogramë nikel, 7.7 kg kobalt dhe 5.9 kg litium. Nëse nuk riciklohen, këto metale shkojnë dëm.

Kjo është gjithashtu rreth 80 kg bakër dhe rreth 30 kg grafit për një peshë totale prej rreth gjysmë ton (për një makinë elektrike mesatare).

Edhe pse bateria litium-jon parashikohet të përmbajë më pak metal në vitin 2030, riciklimi i këtyre materialeve do të jetë ende i rëndësishëm për të vazhduar me kërkesën në rritje globale për bateritë litium-jon. Ose do të marrim ndonjë teknologji të re. /Telegrafi/

Exit mobile version