Byroja Australiane për Statistika ka publikuar të dhënat e para në lidhje me regjistrimin e popullsisë për vitin 2016, ku përmendet edhe numri i shtetasve të Maqedonisë që jetojnë atje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në bazë të këtyre të dhënave, 98.441 persona janë përgjigjur se e kanë prejardhjen nga Maqedonia, që është një rritje prej rreth 5000 personave, krahasuar me vitin 2011.
Sipas AIM-së, të pyetur për gjuhën që e flasion, 66.019 persona kanë thënë se në shtëpi e flasin gjuhën maqedonase, që është një rënie prej rreth 2000, por AIM nuk përmend për pjesën tjetër prej rreth 32 mijë personave se çfarë gjuhen flasin në shtëpi, por që janë deklaruar se kanë prejardhje nga Maqedonia./Telegrafi/