Në skajet e xhamit në makina dhe autobusë, shpesh mund të shohim një vijë të zezë dhe mbi të pika të zeza
Diku nga vitet ‘50 të shekullit të kaluar prodhuesit e makinave filluan të përdornin ngjitësin për të mbajtur të qëndrueshme dritaren dhe ishte një zgjidhje më e mirë se një mbështetëse metalike. Ngjitësi ishte më i sigurt, por ende jo estetikisht i këndshëm.
Ngjyra e zezë është në fakt një ngjyrë qeramike që shërben për të fshehur ngjitësin. Përveç kësaj, boja është e pjekur, që do të thotë se është e padëmtueshme. Shërben për të mbajtur dritaren në vend dhe në të njëjtën kohë fsheh ngjitësin.
Sa u përket pikave, ato janë aty për të bërë një kalim estetikisht të këndshëm nga vijat e zeza të trasha në transparencën e xhamit, transmeton Telegrafi.
Pikat nuk vendosen rastësisht. Ato bëhen më të rralla sa më larg të jenë nga vija e zezë. Një model i tillë është më i pranueshëm estetikisht, sepse nuk ka kalime të papritura.
Megjithatë, edhe pikat nuk janë vetëm për dekorim. Qëllimi tjetër i tyre, përveç efektit vizual, është kontrolli i temperaturës.
Në mënyrë që xhami të përkulet gjatë prodhimit, ai nxehet. Xhami i zi i ngjyrosur nxehet më shpejt se pjesa tjetër.
Pikat janë aty për të shpërndarë nxehtësinë pak më në mënyrë të barabartë, gjë që parandalon plasaritjen, shkruan Reader’s Digest. /Telegrafi/