Site icon Telegrafi

E dini që ‘teoria e thonjve të kuq’ ndikon te vetëbesimi?

TikTok është plot me këshilla dhe truke për t’u vënë re. Një shembull është “teoria e thonjve të kuq”, e cila thekson idenë se kjo nuancë e përjetshme është një mjet për vëmendje në çdo kohë dhe vend

Teoria e thonjve të kuq u shfaq në fillim të vitit 2022 kur eksperti i marrëdhënieve me publikun Robyn Delmonte vuri re efektin dhe shkroi në TikTok: “E di që djemtë tërhiqen nga thonjtë e kuq dhe jo vetëm për qasjen romantike. Lidhja me ngjyrat nis që në fëmijëri, ndaj për shumë burra, kjo nuancë manikyri u kujton thonjtë e mamave të tyre.”

Përdorimi i ngjyrës së kuqe në situata të tjera, padyshim në buzë ose në veshje, tërheq njësoj vëmendjen, shkruan Instyle.

@girlbosstown Reply to @meganandliz @tinx @serenakerrigan ♬ original sound – GirlBossTown

Si lidhet kjo me çështjen e vetëbesimit?

E kuqja shpesh lidhet me dashurinë, romancën dhe pasionin në shumë kultura. Por, ekspertët thonë se ngjyra e gjakut, të kujton vitalitetin dhe energjinë dhe se të gjitha këto lidhje mund të ndikojnë në mënyrë të pandërgjegjshme te individët në aspektin mendor.

“Unë mendoj se teoria e thonjve të kuq është një gjë reale, sepse psikologjikisht, ne e lidhim të kuqen me pasionin, dashurinë dhe fuqinë,” thotë estetista Mazz Hanna.

“Kjo nuancë shihet si një formë e vetëshprehjes; duke treguar se ti nuk ke frikë të dallohesh dhe të shprehesh mes të tjerëve,” thotë mjekja psikiatre, Anna Yusim, citon Anabel.

Pra, thënë ndryshe: kur individët ndihen të sigurt dhe rehat në lëkurën e tyre, kjo mund t’i bëjë ata më tërheqës për të tjerët dhe manikyri i kuq e ka këtë fuqi. /Telegrafi/

Exit mobile version