Telegrafi

A e dini që Kosova ka kaq shumë ambasadore femra në botë? (Foto)

Nëse femrat nuk janë të përfaqësuara aq sa duhet në shumë institucione shtetërore, këtë nuk mund ta themi edhe për diplomacinë.

Republika e Kosovës përfaqësohet nga shumë ambasadore femra të cilët janë mjaftë të zonjat në punën dhe përfaqësimin politik e kulturor të Kosovës anë e mban botës, shkruan Magazina.al

Nga Kroacia e deri në Panama, Kosova ka të emëruara 11 femra ambasadore.

Madje Kosova u ka besuar grave përfaqësimin edhe në  qendrat kryesore të globit, siç janë Uashingtoni, Brukseli apo Tokio.

Magazina.al ju sjell listën e diplomateve që përfaqësojnë Kosovën në Ambasada të ndryshme në botë.

Vlora Çitaku–Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Mimoza Ahmetaj– Ambasada e Republikës së Kosovës në Belgjikës

Vjosa Dobruna – Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës

Rudina Bukoshi – Ambasada e Republikës së Kosovës në Japoni

Zana Rudi –-Ambasada e Republikës së Kosovës në Panama

Ariana Zherka Hoxha –Ambasada e Republikës së Kosovës në Çeki

Bukurije Gjonbalaj –Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali

Nazane Breca, Ambasada në Zvicër

Luljeta Vuniqi, Ambasada në Hungari

Teuta Sahatqija, Konsulle e Përgjithshme në Nju Jork

Shkëndije Geci–Sherifi -Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci