Site icon Telegrafi

A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

NATO është aleanca më e madhe ushtarake në botë, për të cilën, pak a shumë, dihet gjithçka, por ka një gjë që është e panjohur për shumëkënd – pse shfaqet OTAN pranë emrit në logon e kësaj aleance?

Edhe pse shumë menduan se ishte emri i organizatës, vetëm në retrospektivë, shpjegimi është i ndryshëm.

Domethënë, OTAN është shkurtesa e emrit të kësaj organizate ushtarake në frëngjisht.

Në frëngjisht, “Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut” (NATO) quhet “Organisation du traité de l’Atlantique nord” (OTAN).

Gjuhët zyrtare të kësaj aleance janë anglishtja dhe frëngjishtja, për këtë arsye në logo ka shkurtesa në të dyja gjuhët.

Vlen gjithashtu të theksohet fakti se Mons, qendra administrative e NATO-s, ndodhet në Mons, qytet belg i vendosur në Wallonia, një rajon ku flitet shumica frëngjisht. /Telegrafi/

Exit mobile version