Me siguri e keni vënë re se gotat plastike në të cilat hidhet kafeja “merre me vete” kanë gjithmonë një vrimë
Shpesh kalon pa u vënë re, por vrima e vogël në pjesën e sipërme të kapakut të gotës së kafesë luan një rol serioz në rrjedhën e lëngut dhe ju pengon të digjeni, transmeton Telegrafi.
Gjatë ecjes ose vozitjes me kafe në dorë, një vrimë e vogël parandalon që kafeja të rrjedhë jashtë gotës në mënyrë të pakontrolluar.
Siç shkruan ‘Daily Mail’, ajri qarkullon dhe parandalon rrjedhjen e lëngut. Prandaj, dizajni do të thotë që ka një vrimë për daljen e lëngut dhe një vrimë tjetër për hyrjen e ajrit.
“Kur rrjedhja e lëngut ndalon menjëherë, atëherë ai detyrohet të ndalet në mënyrë që ajri të hyjë në gotë”, shpjegojnë ekspertët. /Telegrafi/