Në të vërtetë kjo vrimë ka një funksion të shkëlqyeshëm!
Gatimi i shpagetave zakonisht përfundon me të njëjtin skenar, mendoni se keni zier sa keni pasur nevojë, mirëpo shpejt keni kuptuar që e keni tepruar me sasinë, transmeton Telegrafi.
A e keni ditur që luga për shageta mund t’ju ndihmojë që të matni sasinë ideale të shpagetave, dhe pikërisht aty edhe përfundon misteri rreth asaj se përse shërben vrima e cila gjendet në lugën për shpageta.
Ajo vrimë ka funksion të përsosur, dhe ajo është që të masë sasinë e shpagetave të dedikuara për një porcion.
Edhe pse dimensionet e vrimës nuk janë të njëjta midis lugëve të ndryshme sasia e makaronave e cila qëndron në të i përgjigjet sasisë së rekomanduar për një porcion.
Herën tjetër provoni këtë metodë dhe përfundimisht nuk do të detyroheni ta hidhni poshtë tepricën e makaronave të cilën e keni matur me sy. /Telegrafi/