Mbrojtja nga dielli, të cilën të gjithë e përdorim, mund të jetë shumë e rrezikshme.
Kremrat për rrezitje na mbrojnë nga rrezatimi i dëmshëm dhe nga dëmtimi i lëkurës, mirëpo kur i përdorim në pishinë, mund të çojnë në krijimin e bashkimeve të rrezikshme, të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin tonë.
Bashkimet të cilat përdoren në shumë kremra për rrezitje bëhen toksike në kontakt me klorin dhe me rrezet ultraviolete, transmeton Telegrafi.
Avobenzoni konsiderohet ndër bashkimet më efektive kundër efekteve të dëmshme të rrezeve të diellit për shkak të aftësisë së absorbimit të dritës së diellit të valëve të gjatësive të ndryshme, të cilat mund të çojnë në dëmtim të lëkurës.
Mirëpo, shkencëtarët rusë konstatojnë që avobenzoni formon toksine, të cilat mund të shkaktojnë kancerin kur i ekspozohemi diellit dhe klorit në ujë.
Aldehidet, fenoli dhe acetil benzeni janë krijuar nëpërmjet eksperimenteve, që kanë simuluar njerëzit të cilët në pishina hyjnë me kremra kundër rrezeve të diellit.
Dy bashkimet e fundit konsiderohen posaçërisht toksike dhe kanë të bëjnë me tumoret vdekjeprurëse dhe me sterilitetin, theksojnë ekspertët e Universitetit Lomonosov të Moskës. /Telegrafi/