Për gjigantin italian të futbollit Milan është konsideruar prej kohësh se Liga e Kamionëve është “gara e tyre”, por sonte kjo skuadër do të luajë për herë të parë në fazën eliminatore pas nëntë vitesh.
Milani ka shtatë tituj të Ligës së Kampionëve në koleksion, dhe për këtë parametër vetëm Real Madridi është më i madh.
Megjithatë, kuqezinjtë nuk janë prej vitesh në hartën e skuadrave më të mira të Evropës, gjë që është pasojë e një krize të madhe financiare dhe problemeve pas largimit të Silvio Berlusconit.
Kuqezinjtë po rikuperohen ngadalë, u rikthyen në Ligën e Kampionëve dhe vitin e kaluar fituan Serie A pas 11 vitesh pritje. Tashmë ata do të kenë mundësinë të luajnë fazën eliminatore të garës më prestigjioz evropiane.
Hera e fundit që Milani luajti në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve ishte nëntë vjet më parë. Nëntë vite të gjata nëse marrim parasysh reputacionin e klubit të famshëm.
Ishte raundi i 1/16 dhe kuqezinjtë u eliminuan pas dy humbjeve ndaj Atletico Madridit (0-1 dhe 1-4). Sa kanë ndryshuar gjërat nga ai moment e deri më sot, si dhe sa kohë ka pritur Milani për Ligën e Kampionëve, të dhënat se kush luajti për kuqezinjtë në atë ndeshje flasin shumë.
Ekipi drejtohej nga legjendar Kaka. Dikur fituesi i Topit të Artë dhe lojtari më i mirë në botë ishte kapiteni i Milanit dhe pothuajse e kemi harruar se si dukej në fushën e futbollit, kështu që edhe kjo vërteton se sa shumë kanë pritur kuqezinjtë.
Milani luajti me: Abbiati, Emanuelson, Bonera, Rami, De Sciglio, Taarabt, de Jong, Essien, Poli, Kaka dhe Balotelli.
L’ultimo ottavo di finale a San Siro lo giocavamo così
Abbiati
De Sciglio Bonera Rami Emanuelson
De Jong Essien
Poli Kakà Taarabt
BalotelliChe squadrone. pic.twitter.com/umC2BPdjzH
— Spina14 senza #medianodifensivo (@Spina14_acm) February 14, 2023
Kundërshtari i Milanit sonte është Tottenhami, i cili do të vizitojë San Siron pa të gjithë skeletin e mesfushës. Tre mesfushorët më të rëndësishëm (Hojbjerg, Bissouma dhe Bentancur) nuk do të luajnë sonte, ndaj kjo është një mundësi shtesë për Milanin për të arritur në çerekfinale. /Telegrafi/