Një palë këpucë stiletto me vlerë 17 milionë dollarë janë në vitrinë, në Burj Al Arab, gjatë një prezantimi në Dubai, më 26 shtator, 2018.
Ngjyrë ari, me shkëlqim dhe me qindra diamante, këto këpucë që shihni janë më të shtrenjtat në të gjithë botën – me vlerë 17 milionë dollarë.
Disa nga shtëpitë më të njohura të botës së modës në Dubai janë ofruar për t’i pasur pranë kompanisë së tyre.
Jada Dubai, një shtëpi dizajni me një numër ndjekësish modestë në media sociale, prezantoi të mërkurën ‘stiletto gold’ me një rrip të plotë diamanti.
Çdo këpucë është një vlerë shumë e çmuar më vete. Diamante prej 15 karat që ua rritin vlerën edhe më shumë këpucëve.
“Dubai është qyteti i milionerëve dhe miliarderëve… e kemi parë në marketet më potenciale dhe më luksoze”, tha Hemant Karamchandani, shefi ekzekutiv i Passion Jewellers.
Numri i këtyre këpucëve është 36 (numri evropian), (US 5.5, UK 3.5) dhe mund të shiten sapo të ofrohet çmimi më i mirë i një kompanie (a personi) që do t’i përdorë për klientët e saj – pasi ai apo ajo të paguajë të gjithë shifrën.