Telegrafi

A e dini emrin e vërtetë të Dhurata Dorës?

Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Këngët e saj gjithmonë shndërrohen në hite duke arritur edhe klikime të mëdha në kanalin “Youtube” , transmeton Telegrafin.

Të gjithë e njohin si Dhurata Dora, por pak e dinë se ky nuk është mbiemri i saj i vërtetë, pasi këngëtarja quhet Dhurata Murturi.

Dhurata Dora, e cila këngën e kishte nisur në Gjermani ku ka jetuar me familjen e saj, nofkën e kishte Dorata me shkurtesën Dora dhe kjo ishte arsyeja që i mbeti Dhurata Dora.

“Vetë kërkove” është projekti i parë me të cilin debutoi në skenën muzikore shqiptare, ndërsa i fundit mban titullin “Numrin e ri” dhe është njëra nga këngët më të pëlqyera të momentit./Telegrafi/