Po u ktheheni preparateve natyrale, janë më të shëndetshme dhe kushtojnë më pak
Keni lëkurë të ndjeshme ndaj alergjive apo dëshironi të përdorni recetën e provuar për detergjent ekologjik për larje të rrobave, bëjeni vetë.
Ata të cilët e kanë provuar larjen në këtë mënyrë thonë që rrobat janë të pastra dhe kanë aromë të këndshme, transmeton Telegrafi
Si të bëni detergjent shtëpiak për larje të rrobave?
∙ 1 litër ujë,
∙ 1/3 e sapunit të zakonshëm,
∙ 100 gramë sodë për larje,
∙ 100 gram boraks.
Shkrini një të tretën e sapunit në një ujë të ngrohtë.
Tretjen qiteni në një enë të madhe me 11 litra ujë, shtoni sodën për larje dhe boraksin, dhe të gjitha lini të qëndrojnë 24 orë.
Soda për larje gjendet në treg në formë anhidridi si pluhur dhe në formë të sodës kristalore, e cila shitet në barnatore bujqësore si sodë kristali për pastrim të fuçive dhe vozave.
Boraksi është një pluhur i bardhë kristalor i përbërë nga kristale pa ngjyrë që treten lehtë në ujë. /Telegrafi/