Mishi i pulës, i njohur si një ndër llojet më të shijshme të mishrave, është gjithashtu ushqyes dhe i shëndetshëm, e veçanërisht nëse konsumohet në sasinë e duhur.
Është i përshtatshëm për të gjitha grup moshat dhe përfitimet e konsumimit të tij janë të shumta.
Përdorimi i mishit të pulës është shumë i gjerë, mund të përdoret në ushqimet e përditshme por është shumë efektiv edhe për mbajtjen e dietës dhe rritjen e imunitetit për shkak të vlerave ushqyese që përmban.
Disa prej përfitimeve kryesore të mishit të pulës janë:
– Ka më pak kolesterol dhe më pak kalori sesa mishi i viçit dhe mishi i derrit
– Nëse përgatitet pa lëkurë, nuk përmban karbohidrate dhe yndyrë
– Një porcion mish pule përmban mesatarisht 24g proteina
– Është i përshtatshëm për dietat pa gluten
– Është një zgjedhje e shkëlqyer për dieta për uljen e peshës trupore
– Është pa pengesa kulturore dhe fetare
– Është në dispozicion
Perutnina Ptuj është korporata më e specializuar e përpunimit të mishit në Evropën Juglindore.
Cilësia e mishit të freskët të pulës kontrollohet çdo ditë nga shërbimet e brendshme sllovene, pastaj vuloset me standardet më të larta evropiane dhe vlerësimi më i rëndësishëm i cilësisë i jepet nga konsumatorët që besojnë në origjinën, cilësinë, sigurinë dhe shijen e mishit të freskët të pulës.
Produktet e mishit të freskët nga prodhuesi Perutnina Ptuj janë prezente edhe në tregun e Kosovës.
Prandaj bëni zgjedhjen e duhur për shëndetin tuaj dhe të familjes!
Ndjehuni mirë dhe të shëndetshëm me Perutnina Ptuj. /Telegrafi/