Një njeri që pretendon se është ‘mjeshtër i mbrojtjes me energji’, i ka kërkuar një eksperti të arteve marciale që ta godasë në fytyrë.
Alexandr Litvinenko, që është shtatë herë kampion i Ukrainës, është ulur para këtij burri të paemëruar.
Sportisti i njohur si “Alex Lee”, e ka qëlluar ‘specialistin e mbrojtjes’, ndërsa ai ka arritur t’ia heq duart. Mirëpo, nuk ndodhë njëjtë kur 36-vjeçari e qëllon për herë të dytë këtë burrë me flokë të thinjura, transmeton Telegrafi.
Siç mund të shihet në video, ‘mjeshtrit i ikën energjia’ dhe si pasojë e goditjeve shtrihet pa ndjenja.
Sidoqoftë, kjo video e regjistruar kohë më parë, është realizuar nën mbikëqyrjen e profesionistëve dhe nuk rekomandohet të provohet. /Telegrafi/