E diela në Maqedoni është ditë jo pune, por jo edhe për familjen e Anastasija Ilieska, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
A1on ka publikuar fotografitë ku shihet vetura pronë e MPB-së por që për momentin vozitet nga burri i sekretares Ilieska. Qytetarët e Prilepit për A1On thonë ”Vetura u parkua para një dyqani për veshje sportive, që mendohet se është në pronësi të familjs Ilieski. Më vonë, nga dyqani i veshjeve sportive ata u drejtuan kah një kafene aty afër” thonë qytetarët për portalin A1on./Telegrafi/