Site icon Telegrafi

E diela tragjike në Kosovë, në dy aksidente të ndara humbën jetën pesë persona-mesin e tyre edhe një fëmijë

Dita e djeshme në Kosovë ishte tragjike, ku pesë persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacion.

Fillimisht rreth orës 15:37 në fshatin Koshare të Ferizajt, ndodhi një aksident ku të përfshira ishin dy vetura, njëra e tipit Audi dhe tjetra VW Golf

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën 4 persona të cilit ishin në veturën e tipit VW Golf. Viktimat ishin të moshës 39, 60, 32 dhe një fëmijë i moshës 12 vjeçar.

Lexo po ashtu Policia tregon sesi erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ferizaj ku vdiqën katër persona

Po ashtu të lënduar nga ky aksident kanë mbetur edhe tre persona të tjerë. Kurse drejtuesi i automjetit Audi, i cili dyshohet të ketë shkaktuar aksidentin është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq sot është shpallur ditë zie në Komunën e Shtimes, në shenjë nderimi për katër anëtarët e familjes Ramadani që humbën jetën në këtë aksident.

Lexo po ashtu Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Pejë: Vdes një person

Një tjetër vetë-aksident ndodhi rreth orës 19:00 në magjistralen Pejë-Prishtinë në afërsi të Parkut të Biznesit.

Nga ky vetë-aksident humbi jetën drejtuesi i automjetit, i cili dyshohet se fillimisht humbi kontrollin mi veturën dhe pastaj u vetëaksidentua.

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave në rrugë – në veçanti respektimin e kufizimeve të shpejtësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version