Përfaqësuesja e Kosovës në ragbi do të luajë ndeshje zyrtare ndaj Përfaqësueses së Malit të Zi të dielën.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për Conference të Rugby Evropës.
Ndeshja do të zhvillohet të dielën nga ora 13:00 në stadiumi e Hajvalisë.
Kosova kërkon që me fitore të ngritët në Conference të Rugby Evropës.
Përzgjedhësi Mark Barrett do të ketë në dispozicion 19 lojtarë të ftuar për këtë takim. /Telegrafi/