Telegrafi

E diela argëtuese e Cimës: “Njeri dy herë fëmijë po u bojke”

Rasim Thaçi mbetet një ndër ikonat e gjalla të kinematografisë shqiptare.

I njohur më mirë me emrin përkëdhelës, Cima ka kohë që i është larguar pothuajse krejtësisht jetës televizive.

Kjo ka bërë që aktori të ketë kohë më shumë për argëtim dhe jetën familjare, nga e cila paksa ishte e privuar shumë dekada më parë.

Ai së fundi ka kaluar disa çaste me fëmijët dhe bashkëshorten në parkun e Prishtinës, Gërmi.

Humoristi shihet në duke rrëshqitur me sajë, së bashku me gruan ndërsa ka publikuar edhe disa fotografi në llogarinë personale në Instagram.

“Njeri dy herë fëmijë po u bojke”, është shkrimi që i ka shoqëruar imazhet e sjella në rrjete sociale.

Ndryshe, nuk dihet nëse do ta shohim aktorin në ndonjë projekt të ri humoristik në ditët në vijim. /Telegrafi/