Site icon Telegrafi

“E di se më ke tradhtuar”: Kështu e priti një djalë të dashurën e tij në aeroport (Foto)

Të kuptosh se jeni të tradhtuar nga partneri juaj kurrë nuk është një gjë e mirë – por një djalë ka vendosur të përballet me “gjysmën” e tij, në një mënyrë mjaft dramatike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i dashuri, me gjasë i lodhur nga e dashura e tij, është fotografuar duke qëndruar në portën e hyrjes në aeroportin e Melburnit në Australi me diçka të shkruar, ndërsa priste partnerin e tij “jobesnik”.

Ka qenë udhëtari australian Krystal ai që ka kapur pamjet e djaloshit i cili kishte shkruar “E di se më ke mashtruar”.

Pamjet shumë shpejt janë bërë virale, duke mbledhur edhe shumë pëlqime në rrjetet sociale, duke mos munguar as komentet.

Ndërsa disa e vlerësuan atë për veprimet e tij, të tjerët nuk u mahnitën nga “gjesti” i tij.

Një person shkroi: “Unë në fakt ndjej një dhimbje për djaloshin. Do të duhej të ishe i dërmuar shumë për të bërë diçka kaq publike”.

Një tjetër tha: “Unë do të ecja pranë tij, sikur të mos e njihja fare”. /Telegrafi/

Exit mobile version