Telegrafi

E dhunuara në komë, kërkon të abortojë fëmijën

Çfarë do të bëhet me fëmijën, që sipas mjekëve gëzon shëndet të plotë në barkun e Florie Peçit?!

Familjarët e saj dhe ajo vetë kërkojnë që ajo të abortojnë fëmijën e saj pesëmuajsh, ndërsa mjekët thonë se shtatzënia nuk duhet të ndërpritet pas hyrjes në muajin e tretë, edhe pse pritet të ndryshohet lidhur me abortin selektiv.

Këtë e kërkon edhe policia, shkruan Shekulli.

ADN-ja e fëmijës do t’i shërbejë policisë që bëjë zbulimin e atësisë, personin që e ka dhunuar Florien, gjatë kohës që ajo ka qenë e shtruar në një spital në Austri në gjendje komë. Prokuroria e Tiranës nisi dje zyrtarisht hetimet lidhur me zbardhjen e misterit të shtatzënisë së Florie Peçit, një nga fatmirat që i mbijetoi tragjedisë së Himarës, në maj të vitit të kaluar. /Telegrafi/